Të tjera lajme

“Në dritën e diturisë” në Sofrën e Ramazanit për Ditën e Mësuesit-7 Marsin

“Në dritën e diturisë”ishte motoja e aktivitetit të përbashkët kulturor që Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum dhe Organizata Humanitare El Hilal e organizoi për nder të 7 Marsi, Ditës së Mësuesit, në kuadër të aktiviteteve programore në Sofrën e Ramazanit, në Shkollën Ndërkombëtare “Maarif” në Tetovë.

Kryetari i shoqatës humanitare El Hilal, Behixhudin Shehapi, theksoi se është e një rëndësie të veçantë që bashkërisht me një aktivitet të begatshëm të kujtojmë vlerën dhe sakrificën e të gjithë pishtarëve të arsimit.

 Sadije Aliti, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum, në fjalën përshëndetëse e vlerësoi lartë këtë bashkëpunim human në nder të festës së Mësuesit, për të kujtuar vlerën e dijes e të edukimit të brezave, për të gjithë ata që derdhën djersë e dhanë mund në këtë mision shumë fisnik.

Zëvendës kryetari i Organizatës Humanitare El Hilalit, Ali Sadiku, prezentoi aktivitetin programor të El Hilalit, ndër vite për nder të 7 Marsit që kjo organizatë ka realizuar duke shpërndarë libra në biblioteka të shkollave fillore e të mesme në Maqedoninë e Veriut dhe duke nderuar me mirënjohje punën e shumë mësimdhënësve  ndër vite, duke e respektuar punën e çumaur të punonjësve të arsimit.

Për punën e mësimdhënësve disa dekadëshe në procesin e arsimimit dhe edukimit të brezave Shoqata Humanitare El Hilal i nderoi me mirënjohje për dy doajenë të arsimit: Sulejman Mehazin nga Tetova dhe Shabi Bajramin nga Haraçina e Shkupit.

Donacion me libra u dhuruan për bibliotekën e Shkollës Ndërkombëtare “Maarif” në Tetovë dhe Shkollën Fillore “Mihail Grameno” të fshatit Brezë të Shkupit.

Në këtë iftar, në kuadër të Sofrave të Ramazanit, përveç aktivistëve nga degët e El Hilalit, morën pjesë edhe studentë bursistë të El Hilalit, një pjesë e familjeve në nevojë nga listat e organizatës, përfaqësues të OJQ-ve.

Ky aktivitet u begatua edhe me lexim të poezieve të peotëve pjesëmarrës Adem Abdullahu, Behare Neziri, Ejup Ajdini, Rami Kamberi, Bajramali Selimi, Muaxher Haruni, Lirim Alija, Merita Abazi, Mejreme Tusha, Merita Isaki, Emira Ibishi, Sulejman Mehazi, Ezana Qamili dhe përfaqësuese nga shoqata Allaxha, dhe me një koncert të muzikës mistike, të interpretuar me mjeshtri nga profesor Abas Jahja me grupin e tij.

Ishte një natë me një kolazh aktivitetesh në frymën e dijes dhe të vlerave të shumta të muajit të bekuar të Ramazanit.

 

 

Të fundit