Pensionistët përballen me sfida të ndryshme. Në kohëra të krizës ekonomike paraqesin mbështetje për fëmijtë e tyre por edhe për nipërit e mbesat. Tv Koha hulumtoi se si e kalojnë jetën në pension, si trajtohen në shoqëri dhe nëse janë të kënaqur me shumën e pensionit.
Jeta e pensionistit i ka problematikat e veta, megjithatë I ka edhe disa prioritete – thotë për Tv Koha pensionisti Mursel Murseli, teksa pyetet për jetën në pension.
Murseli thotë se kategoria e personave të moshave të treta duhet që t`i shfrytëzojnë në këtë pjesë të jetës, të gjitha ato të mirat që na i sjell koha.
“Mendoj se pensionistët nuk trajtohen më mënyrën më të mirë të mundshme dhe mendoj se gjithcka që kemi ne sot, atë që e gëzojnë gjeneratat e reja është në një farë mënyre produkt i moshave të treta, të cilët tani janë në pension dhe shpresoj se do të ndryshojnë gjërat dhe pensionistët do të kenë një trajtim sa më cilësor, në mënyrë që vitet e mbetura të jetës së tyre t`i kalojnë më mënyrën më të mirë të mundshme”
Pensionistja Sofija Simovska thotë se jeta e pensionistit I ka sfidat e veta. Sipas saj, me përfundimin e stazhitë punës nuk përfundon jeta.
Tek ne në Ballkan është pak më ndryshe. Nuk jemi të trajtuar ashtu sic duhet. Ani se është pensionist duhet të respektohet në familje, shoqëri, Komunat, Institucionet dhe në mjediset rurale. Nuk duhet të na lënë mënjanë se jemi pensionistë, se jemi joproduktiv. Njeriu derisa është gjallë është produktiv. Nëse mund të ndohmojë në shtëpi, të kujdeset për fëmijët, nipërit e mbesat, mund të kontribuojë edhe në shoqëri.
“Kur ishim në punë ushqenim fëmijtë, tani me pensionin ushqejmë nipërit dhe mbesat”. Është kjo një thënie që pasqyron realitetin e pensionistëve në këto kohëra të krizës ekonomike. Shuma e pensioneve lë shumë për të dëshiruar.
“Askush nuk është I kënaqur, por të jemi gjallë e shëndosh dhe të kemi për jetë. Ne tani u ndihmojmë edhe fëmijëve. Për ne pensionistët, shembull për mua dhe bashkëshortin pensioni mjafton, por të jemi vetëm. Nuk na del pensioni, por të jemi të kënaqur me atë që kemi, të jemi shëndosh, të ketë paqë në botë, të kemi dicka për të blerë dhe dicka në shtëpi të prodhojmë, mirë është”
Unë po. Shuma e pensioneve ndryshon, varet nga vitet e punës, varet nga vendi i punës e kështu me rradhë, megjithatë pensionistët janë tepër të kujdesshëm dhe ata i bëjnë llogaritë në kohë në mënyrë që me pensionin që marrin ta kalojnë muajin.
Pensionisti Mursel Murseli ka edhe një thirrje. Gratë pensioniste shqiptare të kyçen sa më shumë në aktivitetet e Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës.
Pjesëmarrja e grave shqiptare pensioniste në këto manifestime është minimale ose fare. Unë do të kisha dëshirë që edhe gratë pensioniste shqiptare të qytetit të Tetovës dhe rrethinës t`i bashkangjiten aktiviteteve të shumta që i organizon Shoqata e Pensionistëve të Tetovës.
Ndryshe, Shoqata e Pensionistëve të Tetovës vepron si organizatë joqeveritare, jopartiake dhe joprofitabile. Përfshinë rajone të gjashtë Komunave – Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë, Zhelinë, Jegunovcë dhe Tearcë me 11.500 anëtarë – pensionistë.







