Të tjera lajme

PUNËSIMET NË SPITALIN E TETOVËS, ELEZI: NUK DO KEMI PËRSËRITJE TË KONKURSIT

Konkursi për punësimin e 155 punonnjësve shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës nuk ka përfunduar ende sepse ka ka pasur ankesa nga aplikantë që nuk janë pranuar. Drjetori i Spitalit Klinik të Tetovës Erzen Elezi thotë se pjesa dërmuese e 155 punonjësve janë pranuar dhe se tashmë kanë marr vendime ndërsa një numër më i vogël për të cilët ka patur ankesa në shkallë të dytë, duhet të presin deri në përfundimin e procedurës.

“ Për konkursin 155 të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës  ne vendimin i kemi dhënë dhe presim edhe përfundimin e procedurave ligjore që të jepen edhe vendimet. Ashtu si në dhjetor kemi dhënë 28 vendime pune për specializantët për në Spitalin Klinik të Tetovës të cilët tash më japin kontributin e tyre në këtë spital , ditën e hënë kemi dhënë edhe për dhjetë të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës në të cilën ka pasur ankesa por ankesat kanë qenë të pa baza.”

Elezi thotë se konkursi nuk do të përsëritet edhe pse ka pasur shumë ankesa nga aplikantë që nuk janë pranuar, duke dhënë shpresë se ky konkurs do të mbyllet me sukses brenda një muaji nga dhënia e kësaj deklarate.

“ Jo nuk kemi konkurs të ri e kemi konkursin njëjtë na vazhdon konkursi njëjtë kështu që realizimi  besoj se për një muaj maksimumi do të jetë i kryer ose gjithçka .”

Javë më parë në Tetovë ishte edhe Ministri i Shëndetësinë Azir Ailu i cili tha se vonesat kanë ndodhur për shkak të kufizimeve procedurale për shkak të zgjedhjeve lokale.

“ Pjesa e parë mabroj me sukses, e dini për shkak të zgjedhjeve lokale u ndalën dhe pas zgjedhjeve filluan aty ku ishin ndalur , drejtori këtë pjesë e mbyll me suksese dhe tash më mjekët dhe motrata medicinale janë pjesë e infranstukturës shëndetësore në Tetovë , dhe procedura e thirrjes së dytë është në proces dhe uroj që gjithashtu të përfundoj më sukses.”

Sipas drejtorit , kërkesat për punësime të reja në spitalin e Tetovës janë mëse të nevojshme për shkak se gjatë 10 viteve të fundit në Spitalin Klinik të Tetovës nuk janë dhënë vendime pune.

Të fundit