Të tjera lajme

“S’ka pasur bisedime”/ Irani përgënjështron lajmin e a*mëpushimit të njoftuar nga Trump

Irani ka përgënjeshtruar presidentin amerikan, Donald Trump i cili tha se do të ketë armëpushim 5 ditor, pas bisedimeve konstruktive.

Sipas Republikës Islamike, Trump është tërhequr nga sulmi ndaj termocentraleve në vend, pas një “paralajmërimi të prerë” nga Teherani.

Komentet u bënë gjithashtu nga ambasada iraniane në Kabul, e cila postoi në mediat sociale duke thënë se Trump u tërhoq pas kërcënimeve të Iranit për të “shënjestruar infrastrukturën energjetike të të gjithë rajonit”.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një burim, pohoi gjithashtu se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me SHBA-në, as përmes ndërmjetësve.

Të fundit