Të tjera lajme

SËRISH ALARME PËR “BOMBA” NË SHKOLLAT E TETOVËS!

Rikthehen alarmet për “bomba” nëpër shkolla. Sot, në orët e paraditës, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Tetovës sërish janë përballur me ankthin e alarmeve për “bomba” por edhe me humbje të orëve të mësimit.

Pamjet e Tv Koha janë nga Shkolla Fillore “Liria” në Tetovë ku nxënësit dhe mësimdhënësit kanë respektuar protokolin e sigurisë në kësi situatash duke dalë në oborret e shkollave derisa organet kompetente të kryejnë kontrollet e nevojshme.

Kohë më parë, policia kishte njoftuar kapjen e autorit të alarmeve të rreme për “bomba” nëpër shkolla. Bëhej fjalë për një nxënës nga Pallatica e Tetovës.

Por, gjatë ditës së sotme, pavarësisht zbardhjes së rasteve të “bombave”, sërish po përsëritet “avazi” I vjetër I cili ndikon drejtpërsëdrejti në mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor dhe ende nuk ka një metodologji se si do të kompensohen orët e humbura mësimore.

Të fundit