Të tjera lajme

BDI: DEVIJIMI I KORIDORIT 8 PROBLEM POLITIK!

Nga BDI sot kanë reaguar lidhur me devijimin e rrugës për ndërtimin e Korridorit 8.

BDI thotë se po bëhet e qartë për të gjithë se me VLEN-in në pushtet, jo vetëm që nuk ka zhvillim, por po zhbëhen edhe projektet dhe arritjet që janë ndërtuar me vite.

“Anulimi i segmentit Trebenishtë – Qafë Thanë nga Korridori 8 është dëshmi e qartë. Para një muaji u tha se po shpifnim, se projekti nuk ishte në rrezik dhe se gjithçka po vazhdonte normalisht. Sot e vërteta doli: projekti nuk vazhdon. Pra, atëherë gënjyen, dhe sot po e fshehin të vërtetën. Kjo nuk është vetëm anulim i një rruge. Kjo është anulim i një perspektive zhvillimi, i një korridori strategjik dhe i një interesi të madh shtetëror. Arsyetimi se kjo po bëhet për shkak të UNESCO-s është një justifikim i dobët për ata që duan të gjejnë arsye për të mos bërë punë. Kur ka vullnet politik, gjenden zgjidhje. Kur nuk ka vullnet, gjenden arsyetime. Problemi nuk është teknik. Problemi është politik dhe i qëllimshëm. Dhe për këtë përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi VLEN-in. VLEN është pjesë e qeverisë. VLEN mban përgjegjësi. Por për projekte që lidhen drejtpërdrejt me Shqipërinë dhe Kosovën, nuk kemi parë asnjë reagim, asnjë kundërshtim, asnjë qëndrim”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Të fundit