Të tjera lajme

IMRAN FETAI: KUNDËR PELISTERIT PËR FITOREN E RADHËS!

Java e  25-të e kampionatit në Ligën e Parë  të  futbollit   vazhdon edhe  nesr  me  dy  ndeshje që  zhvillohen në Tetovë mes Shkëndijës dhe Pelisterit si dhe në Shkup ndeshja Vardari – Makedonija Gj.P.

 Në stadiumin e qytetit në Tetovë skuadra kuqezi është nikoqire e  Pelisterit të Manastirit  ku pritet të vazhdojë rrugëtimin e sukseseve për mbrojtjen e titullit kampion.

 Por në këtë përballje Shkëndija do të jetë e hendikepuar pa mesfushorin Reshat Ramadanin i cili në ndeshjen miqësore Irlandë – Maqedoni e Veriut, ka pësuar këputje të ligamentit dhe detyrohet t’i nënshtrohet operimit. 

 Shkëndija sot paradite zhvilloi seancën efundit stërvitore para ndeshjes së nesërme, ndërsa futbollisti i mbrojtjes Imran Fetai, që pati një super-ndeshje debutuese për përfaqësuesuen e Maqedonisë së Veriut në Irlandë, para gazetarëve tha se ekipi  është maksimalisht i motivuar dhe i fokusuar për suksesin e radhës

 ’Atmosfera  është  shumë e mirë, shumë pozitive, jemi të fokusuar në maksimum që nesër t`i marrim tre pikë . Por duhet të kemi kujdes sepse këto ndeshje dinë të jenë edhe ndeshje të vështira dhe të rrezikshme . Por ne  jemi në  fokus qind për qind  shkojmë për  fitore nesër’’ deklaroi futbollit Imran Fetai

 Duke e komentuar përballjen  e para disa javëve me Pelisterin që u zhvillua në Tetovë, futbollisti kuqe zi tha se tani jemi qind për qind të fokusuar për t`i fituar pikët.

 ’Normal siç thash është e fokusuar për shkak të ndeshjes së fundit  që e kishim me Pelisterin, ku ndoshta nuk na shkoi ashtu  siç  duhet bash mirë . Për  atë jemi të  fokusuar qind për qind dhe  shkojmë për tre  pikë’’ tha  Fetai

 Ndeshja  Shkëndija – Pelisteri luhet nesër me fillim në ora 13:30, ndërsa  po nesër, por me fillim në ora  15:30 në Shkup  zhvillohet edhe ndeshja  Vardari – Makedoniaj Gj.P.

 
 SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit