Të tjera lajme

AUTIZMI: FËMIJËT NGA 0 – 3 VJEÇ LARG EKRANEVE DHE CELULARËVE!

Republika e Maqedonisë ende përballet me nevojën e një Regjistri Kombëtar i cili në mënyrë më të saktë do t`i ndjek nevojat e personave me autizëm, nga fëmijëria e hershme e deri në pjekuri. Ky ka qenë mesazhi nga Instituti për Shëndet Publik me rastin e Ditës Botërore për ngritjen e vetëdijes për Autizmin, I cili shënohet me 2 Prill. Në pesë vitet e fundit në Maqedoni, sikurse edhe në botë, vërrehet trendi i rritjes së numrit të rasteve të diagnostifikuara me Autizëm.

ISHP-ja thotë se sipas vlerësimeve, në Maqedoninë e Veriut, janë të regjistruar rreth 1.000 deri 1.500 fëmijë me diagnozën zyrtare (F84.0) të autizmit, por supozohet se numri është shumë më i madh, duke marrë parasysh se shumë raste mbeten të pa diagnostifikuara ose evidentohen nën kategori tjera me pengesa në zhvillim.

E ftuar në emisionin “Pas Dite” në Tv Koha, specialistja e Logopedisë Ajshe Beqiri – Mehmedi, thotë se intervenimi i hershëm tek fëmijtë ka dhënë rezultate pozitive dhe më të shpejta.

“Mos ta lëmë fëmijën që të jetojë në botën e tij, por thjesht ta largojmë prej botës së tij dhe ta inkuadrojmë në ambientet ku është. Intervenimi i hershëm ka dhënë rezultate pozitive dhe I shohim fëmoijët që kanë qenë të kyçur në intervenimet e hershme terapeutike dhe këshillimore, mundet që ndonjë fëmijë ta tejkalon, kemi rezultate pozitive sa që mund të themi se fëmijtë I kanë eliminuar të gjitha simptomat e spketrit të autizmit dhe që e kanë të menaxhuar jetën”

Specialistja e Logopedisë, Ajshe Beqiri – Mehmedi, ka edhe një thirrje për prindërit. Nga mosha 0 deri në 3 vjeç, fëmijtë të jenë sa më larg ekraneve dhe celularëve.

“E rëndësishme është për prindërit, ju kisha sygjeruar, tanimë duke e parë se është aktuale dhe problematike ky fenomen negativ, është që t`i largojnë fëmijët prej ekraneve, që ndoshta qëndrojnë më gjatë se sa që është e paraparë, ndërsa prej moshës 0 – 3 vjeç, fëmija fare nuk duhet të qëndrojë para ekranit, ta kenë parasysh këtë”

Autizmi paraqet situatë të ndërlikuar të zhvillimit neurologjik që zakonisht paraqitet në fëmijërinë e hershme dhe zgjat gjatë gjithë jetës. Kjo ndikon në mënyrën se si një person komunikon dhe hynë në interaksion me njerëzit tjerë dhe botën përreth tij.

Sipas vlerësimeve të Shoqatës Shkencore për Autizëm, në Maqedoni jetojnë rreth 20.000 persona me spektër autistik.

Edhe pse numri i saktë mbetet i panjohur për shkak të evidencës sistematike, është fakt se bëhet fjalë për një nga situatat më të shpeshta por edhe më të keqkuptuara të zhvillimet neurogjik të fëmijëve.TV KOHA

Të fundit