11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Abazoviq ia dorëzon detyrën kryeministrit të ri të Malit të Zi

Abazoviq ia dorëzon detyrën kryeministrit të ri të Malit të Zi

Ish-kryeministri Dritan Abazoviq ia dorëzoi detyrën kryeministrit të sapozgjedhur Milojko Spajiq.

“Siç diktojnë sjelljet demokratike, dorëzimi i detyrave u bë sot në mëngjes! I urova fat të mirë kryeministrit të ri dhe qeverisë së 44-të. Mali i Zi gjithmonë të llogarisë vetëm në suksese dhe të qëndrojë në rrugën e duhur”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

Mali i Zi bëhet me Qeveri të re, tre prej ministrave janë shqiptarë

Parlamenti i Malit të Zi në mëngjesin e së martës ka votuar Qeverinë e re, të përbërë nga koalicioni me parti proevropiane dhe proserbe. Shqiptarët do të kenë një zëvendëskryeministër dhe do të udhëheqin me tri ministri.

Kryeministri i Ri i Malit të Zi u bë Milojko Spajiq i lëvizjes “Evropa Tani”. Do të ketë 18 ministra dhe pesë zëvendëskryeministra. Nga partitë shqiptare, Nik Gjeloshaj është zgjedhur zëvendëskryeministër për politika ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj ministër i Administratës Publike.

Seanca për zgjedhjen e Qeverisë zgjati tërë natën. Votimi është bërë në orët e mëngjesit të së martës. Pro Qeverisë së 44-të të Malit të Zi votuan 46 deputetë, kundër ishin 19 dhe një abstenoi.
Kryeministri 37-vjeçar udhëheq me partinë “Evropa Tani”, nga e cila doli edhe presidenti Jakov Milatoviq.

Spajiq ka thënë se “synim ka që Malin e Zi ta bëjë Zvicër të Ballkanit e Singapor të Evropës”. Spajiq në fjalimin e tij ka thënë se prioritetet e politikës së jashtme janë anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, anëtarësim më kredibil në NATO dhe përmirësimi i raporteve fqinjësore.

Qeveria është themeluar disa orë pasi u zgjodh Andrija Mandiq kryeparlamentar.

Gjatë debatit, ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se Qeveria e re ka filluar me shkelje të Kushtetutës, pasi Spajiq nuk ka paraqitur programin qeveritar.
Abazoviq ka thënë se synim i Qeverisë së re është që të marrë borxh një miliard euro dhe të marrë 10 milionë euro nga kjo.

“Vetëm kësaj radhe përkujdesuni që paratë të mos shkojnë nëpërmjet Beogradit”, ka deklaruar Abazoviq.

Të fundit