Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka zbuluar që kandidati i opozitës shqiptare – Lidhja Demokratike Europiane për Komisionin Shtetëror Zgjedhor është Abdush Demiri nga Lëvizja Besa.
Mexhiti në Televizionin “Tellma” ka vlerësuar se Demiri i plotëson kushtet dhe do të paraqitet në konkurs.
Zaevi kundërshton kthimin e Gruevskit! – Gazeta Express
“Vetë fakti që do të kërkohet mendim nga Komisioni në Kuvend që të vërtetohet se kujt i takon ky vend, do të thotë se përgatitet njëfarë skenari”, tha Mexhiti duke aluduar se Qeveria po përgatitet për zgjedhe jo fer dhe prandaj opozita shqiptare duhet të ketë përfaqësuesin e saj në KSHZ.
Vendi i lirë në KSHZ është krijuar pas emërimit të Krenar Llogës si ministër i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, parti kjo që i takon koalicionit qeverisës./GazetaExrpress/BesianLeka/