13/04/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: Askush s’guxon ta prekë flamurin shqiptar sepse është i larë me gjak (VIDEO)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në akademinë për shënimin e 28 nëntorit ka zbuluar se çfarë e ka pyetur një funksionar i lartë maqedonas për flamurin kombëtar.

Ahmeti ka kujtuar periudhën kur këtë festë kombëtare e kanë festuar, siç thotë ai, në kazamatet e Jugisllavisë.  Asgjë, sipas Ahmetit, nuk ka peshë më të madhe se sakrificat e brezave të tërë për flamur.

“Akademia e sotme solemne që na mblodhi për të kujtuar madhështinë e flamurit tonë kombëtar dhe rrugëtimin e tij ndër shekuj, më solli në mendje ato çaste kur në heshtje, pa këngë, duke u parë vetëm sy më sy, me zemrën e shpirtin plot krenari, festohej 28 nëntori në kazamatet e Jugosllavisë nga rinia studentore shqiptare, ligjeratat e Hamzë Jasharit që mblidhte fëmijët e Prekazit për t’ju treguar për këtë festë, sakrificën e Fazli Grajqevcit e Murat Mehmetit për këtë flamur”, theksoi Ahmeti.

Të fundit