28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti do të dëshmojë para Prokurorisë Speciale për Kosovën

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot dhe nesër duhet të dëgjohet nga hetuesit e Prokurorisë Speciale për krime lufte në Kosovë.

Nga kabineti i tij dhe nga BDI-ja pohojnë se ai është thirrur si dëshmitar për rolin e tij në UÇK. Nuk ka informacion nëse ai do të dëshmojë në selinë e prokurorisë në Hagë ose në Prishtinë.

Prokurorët ndërkombëtar kanë kërkuar nga Ahmeti të jetë në dispozicion dy ditë për të dëshmuar.

Lideri i BDI-së muajin e kaluar në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se do të dëshmojë në ftesë të prokurorisë speciale me seli në Hagë, e cila i heton krimet gjatë luftës në Kosovë, si dëshmitar dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së.

“Ali Ahmeti është thirrur në Hagë si dëshmitar, ka informuar dje edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov. sa/

Të fundit