23/10/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti takoi kryeministrin Kurti: Vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA, i domosdoshëm

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në ditën e dytë të Forumit të Prespës për Dialog, ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar. Vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e partnerëve tanë strategjik, Europës dhe SHBA-ve, është i domosdoshëm në frymën e njohjes së ndërsjelltë, ka shkruar kryetari Ahmeti pas takimit.

Në kuadër të Prespa Forum Dialogue në Strugë takova sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë.

Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar.

Vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e partnerëve tanë strategjik, Europës dhe SHBA-ve, është i domosdoshëm në frymën e njohjes së ndërsjelltë.

Vendi ynë dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë në horizontet e zhvillimit dhe integrimit, krahë njëra tjetrës vëllazërisht në të gjitha sfidat.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=802296237931167&set=pcb.802297134597744

Të fundit