30/04/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident tragjik në Këlcyrë-Permet, 8 viktima

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Këlcyrës, ku 8 persona kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, viktimat janë klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët po transportoheshin me një automjet tip Benz, si dhe drejtuesi i tij.

Makina me klandestinë është pikasur nga policia në afërsi të fshatit Kuqar dhe drejtuesi i saj menjëherë ka shtuar shpejtësinë për t’i shpëtuar.

Pas disa minutash ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 persona, 7 dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Të fundit