16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksidentohen dy ministrat shqiptarë në Maqedoni

Dy ministria shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e së hënës janë përfshirë në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur para ndërtesës së qeverisë në Maqedoni të Veriut, ku në aksident janë përfshirë ministrat Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri Besimi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruar se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar rëndë.

“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashkë me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Besimi.

Të fundit