13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksion për largimin e veturave të vjetra nga rrugët dhe trotuaret

Me dhjetëra vetura të papërdorshme, në gjendje të amortizuar dhe që janë lënë në rrugë ose trotuare vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.Këta vetura, pjesa më e madhe janë të shkatërruara nuk largohen nga pronarët e vërtetë dhe ende mund të hasen në pjesë të ndryshme të Tetovës. Janë rreth 20 vetura të cilët nuk përdoren nga pronarët por që janë detektuar nga autoritetet e komunës së Tetovës në rrugët kryesore të qytetit, rrugët dytësore, parqe dhe vende periferike.Së këndejmi, komuna e Tetovës apelon që pronarët e automjeteve të dëmtuara, të cilat për një kohë të gjatë janë të parkuara në vende publike, duke uzurpuar hapësirën dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve, t’i largojnë sa më shpejt.Inspektorati tashmë ka lëshuar njoftime për automjetet e dëmtuara në të gjithë qytetin.Kërkojmë bashkëpunim në të mirë të të gjithë qytetarëve spese përndryshe Inspektorati do të vazhdojë me marrjen e automjeteve, theksuan nga komuna e Tetovës.

Ende nuk dihen arsyet se pse një pjesë e pronarëve të këtyre veturave vendosin që të njejtat ti lënë në këto pjesë të qytetit dhe nuk i dërgojnë në vende adekuate sidomos aty ku shiten pjesë të vjetra për vetura.Aksione të këtilla janë duke u realizuar çdo vit në Tetovë dhe çdo herë janë me dhjetëra automjete që janë braktisur nga pronarët. Kryesisht këta automjete janë të markave të vjetra, jugo, zastava, Llada, e kështu me rradhë, të cilët krahas pengesës së lëvizjes së lirë, japin edhe një imazh të keq vet qytetit të Tetovës. TV KOHA

Të fundit