06/05/2024
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksion vullnetar humanitar nën patronazhin e presidentit Pendarovski

Bashkëshortja e presidentit Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska, së bashku me vullnetarë nga organizatat partnere, morën pjesë në përgatitjen e paketave humanitare për të mbështetur qytetarët e kategorive më të rrezikuara në rrezik shoqëror, të prekur nga kriza e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

Paketat u përgatitën si pjesë e aksionit humanitar “Vullnetarë për shoqëri solidare”, nën moton “Jemi këtu, i shërbejmë bashkësisë, dhe ndihmojmë njëri-tjetrit!” #JemiKëtu#PërNjëri-Tjetrin.

Në projektin i cili realizohet nën patronazhin e presidentit Pendarovski, organizatat partnere janë: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë të Veriut, Nisma # RituitShujt, Shoqata e qytetarëve për të pastrehë, Familjet e rrezikuara shoqërore dhe individë “Mirësia”, Shoqata për Zhvillim Njerëzor dhe Social – Projekti “Lumturia”, si dhe “Ushqimi për të gjithë – Banka e Ushqimit”.

Kabineti i Presidentit kumtoi se qëllimi i aksionit humanitar është që të përfshijnë qytetarët, kompanitë me përgjegjësi shoqërore, organizatat e shoqërisë civile, misionet diplomatike në vend, si dhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, në përputhje me aftësitë dhe burimet e tyre, të ofrojnë bashkërisht ndihmën e nevojshme sa më shumë bashkëqytetarëve tanë. sn/

Të fundit