18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aktivitete parandaluese të policisë për mbrojtjen nga krimet pronësore, zjarret, si dhe për trafik më të sigurt

Aktivitete parandaluese në sferën e mbrojtjes nga zjarri i pyjeve, delikte pronësore dhe siguria në komunikacion, janë realizuar dje në rajonin e sektorëve për punë të brendshme Manastir. Shtip dhe Veles.

Ministria e Punëve të Brendshme  bëri të ditur se në Prilep, Resnjë, Krushevë dhe Krivogashtan, janë realizuar aktivitete parandaluese në fushën e delikteve pronësore, dhe në lidhje me fushatën tematike të titulluar “Policia dhe qytetarët së bashku”, nën moton. “Komuniteti i sigurt, komunitet i qetë”.

Edhe në disa lokacione në Shtip, nëpunësit policorë kanë zhvilluar takime dhe biseda me qytetarët me temën “Siguria e qytetarëve – përgjegjësia jonë”.

“Seksioni për parandalim në SPB Veles, në magjistralen Gradsko-Prilep, aktivitetet e veta i ka fokusuar në sigurinë në komunikacion përmes bisedave dhe udhëzimeve për qytetarët për respektimin e rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit në lidhje me përdorimin e detyrueshëm të rripave të sigurimit dhe përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes”, kumtoi MPB-ja.

Të fundit