30/04/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Alarm i rrejshëm për bombë në fabrikën Lear

Denoncim i rrejshëm për bombë ka patur edhe në fabrikën Lear, që ndodhet në kuadër të zonës ekonomike në Tetovë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10, ndërsa të gjithë të punësuarit që kanë qenë në punë, kanë dalur në oborr. Edhe pse kishte njoftime nëpër rrjetet sociale se bëhet fjalë për alarm për bombë, megjithatë nga policia nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me këtë ngjarje, edhe pse pamjet tregojnë se të gjithë puntorët kanë qenë në oborr.Nga pamjet mund të vërehej se ka pjesëtarë të policisë në këyë fabrikë, megjithatë deri më tani nuk është asnjë informacion shtesë.Sipas disa informacioneve, të punësuarit e kanë lëshuar punën rreth orës 10, kurse janë kthyer në vendet e punës rreth 11 e 30 minuta.Denoncimet e rrejshme për bomba tashmë një kohë të gjatë janë bërë përditshmëri nëpër shkolla, objekte tregtare dhe institucione tjera.TV KOHA

 

Të fundit