Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë të krenarisë dhe kujtesës kombëtare, ditë kur përkujtojmë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të popullit tonë, shkruan Top24
Për çdo shqiptar, anë e mbanë botës, datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë të krenarisë dhe kujtesës kombëtare, ditë kur përkujtojmë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të popullit tonë.
Në këto ditë të shënuara kujtojmë me respekt dhe nderim luftën e lavdishme të komandantit legjendar, Adem Jasharit, i cili së bashku me familjen e tij, me prindër, vëllezër, gra e fëmijë, me “besa besë” e me trimëri të pashoq, luftuan përballë forcave të armikut dhe sakrifikuan jetën heroikisht për lirinë e pavarësinë Kosovës.
Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës, unitetit dhe sakrificës.
Gjaku i derdhur në Prekaz e anë e mbanë Kosovës na obligon që të ruajmë dhe forcojmë lirinë, të punojmë për unitet kombëtar dhe për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe dëshmorëve të kombit!








