24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ali Ahmeti: Gjithmonë kemi punuar për paqe dhe stabilitet, të ardhmen ta ndërtojmë bashkë në Europë

 Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Jegunovcës. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalim rasti kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, deputetja Fisnike Bekteshi Shaqiri si dhe kryetari i degës së BDI në Jegunovcë, Eldin Ademi.

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

Jemi sonte në Shemshovë, në këtë sallë ku duhej bashkë me bashkëpunëtorin tonë Abdylaqim Ademin ta përuronim së bashku, por armiku i padukshëm ia mori familjes më të dashurin ndërsa mua ma theu njërin krah, sepse e kam pasur bashkëpunëtorin më të afërt për një dekadë, sepse bashkë kemi ndarë të mirat, sukseset por edhe dëshprimet. E nisa kështu sepse edhe temën për të cilën do flas e kemi trajtuar shumë herë dhe me Abdylaqim Ademin, siç kanë qenë vetingu për të gjithë klasën politike dhe si i tillë të kërkohet nga të gjitha institucionet që ky veprim të ndodh, madje me mbikqyrje ndëkrombëtare. Ai që shkel ligjin dhe besimin e dhënë le të pësojë dhe paguajë dënimin. Politika jonë ka qenë për të bashkuar, promovua unitet dhe të çojmë procese përpara. Abdylaqimi shumë ndihmonte në afrimin e proceseve të rëndësishme për vendin. Pikërisht ky ideali i Adbylaqimit, ka nxjerrë në sipërfaqe idenë për bashkimin e njerëzve rreth Europës së bashkuar, sepse është kontribut fisnik dhe i z. Ademi. Jemi në momente historike dhe vendimtare, ndaj t’i lëmë hatërmbetjet dhe vogëlsirat, sepse jemi gjeneratë e guximit dhe jemi dëshmuar për këtë. Jam i sigurtë që kjo do bëhet, se shqiptarët janë krah Europës dhe janë pjesë e saj. Stabilitetit të Europës i duhet edhe Maqedonia, drejt parandalimit të emigracionit dhe krijimit të kushteve për një standard më të mirë në vend. Ne jemi pjesë e këtij fronti sepse është e dobishme për të gjithë dhe sigurojmë jetë më të mirë për brezat e ri, dhe është amanet i atyre që kanë rënë për bashkimin tonë. Abdylaqimi ishte i përkushtuar shumë për arsimin dhe cilësinë e arsimit, për ndërtimin e shkollave, sallave dhe universiteteve, më të kemi ca procese në çdo fushë të shoqërisë. Isha me të krah për krah, ashtu siç jam sot krah ministrave, deputeteve, drejtorëve tanë. Ne kemi rini kualitative që dinë gjuhë të huaja, që na prezantojë faqebardhë, ndaj mos ndaloni rininë por motivoni sepse ndryshe zoti ju vret. Neve gjithmonë na duhen njerëz të ndershëm, të aftë e specialistë sepse vetëm ashtu fiton shoqëria. Kontributi i Abdylaqim Ademit është i madh, ka përfaqësur me dinjitet kudo qe ka shkuar ndaj edhe ju si rini merreni si motivim. Gjithmonë kemi punu që te kemi paqe dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë për për gjithë rajonin, ta luftojmë të keqen dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Të kaluarën nuk duhet të harrojmë por duhet ta ndërtojme të ardhmen. Unë nuk jam politikan i ekraneve televizive e as kancellarive, por vi nga një fushë tjetër që ua di hallet popullit, ndaj jam krah juve për të ju dëgjuar gjithmonë, tha Ahmeti.

Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë

Në këto takime jemi këtu për të ju dëgjuar juve, poashtu të vlerësoni punën tonë të deritanishme. Sot kishim dy mbledhje të qeverisë dhe në mbledhjen e komitetin drejtues për Korridorin 8 dhe 10D pamë të nevojshme se na duhet një seancë qeveritare, u bë seanca dhe u kthyem në mbledhje. U miratuan të gjitha vendimet që negociatat për ndërtimin e projektit të fillojnë të hënën dhe do zgjas 21 ditë, pastaj firmoset kontrata përfundimtare. Buxheti i shtetit në vitin e kaluar është realizuar 465 milion euro, përqinja më e lartë në dhjetë vitet e fundit, pavarësisht krizën më pandeminë apo atë energjetike. Rroga minimale arriti në 18.000 denar, rroga mesatare u rrit, papunësia u ul, zonat e lira ekonomike u zhvilluan, ndërtuam shkolla, çerdhe dhe investime të tjera. Në Cair po ndërtojmë një çerdhe shumë të madhe me standarde shumë të larta, e poashtu avansuam shqiptarët nëpër institucionet. Nga muaji mars rritet paga minimale e poashtu dhe rrogat tjera të administarës. Pikë për pikë po realizojmë programin e BDI-së. Kujt i pengon një shqiptar i fortë dhe BDI-ja më e fuqishme se kurrdoherë në Maqedoni? Në bëmë marrëveshjen e Ohrit, u krye puna e konfliteve, marrëveshja me Greqinë, NATO, BE… BDI nuk ka asgjë sekret, çdo projekt i yni është transparent dhe mbi tavolinë. Në e duam Maqedoninë të fuqishme me gjithë popujt që jetojnë aty. Ndaj baruti i lagur i Mickoskit ka vetëm një qëllim, ta mbaj popullin nën frikë dhe përçarje, frikë nga grekët, bullgarët, shqiptarët etj… Politika e frikës është politikë e regresit, por neve nuk na duhet ajo na duhet progresi, ndaj gjithë ata që i sulen Ali Ahmetit dhe BDI-së po ushtrojnë politikë të frikës. Asnjëri nga ne nuk bën hile, por vetëm realizojmë projekte dhe mbajmë përgjëgjësi për të ju nderuar juve me punët tona, theksoi Grubi.

Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme

Në këtë komunë unë nuk kam lëshuar asnjëherë asnjë takim, sepse kjo është vendlindja e mikut tonë, Adbylaqim Ademi. Stabiliteti jonë i shtetit ka gjetur të papërgaditura shumë shtete tjera, sepse ishim projektuar si vend jostabil, për t’u prish paqja dhe fqinjësia që dikush e përdorte si të donte. Tanimë kjo sustë e konflikteve nuk funksionon, sepse më nuk jemi vend rezervë i krizës, tanimë ëdhe përçarësit e kuptuan se arsyeja pse më në këtë vend nuk ndizen konflikte por ka stabilitet, është pikërisht Ali Ahmeti. Kjo fushatë tashmë koncentrohet vetëm në një pikë, pro Bashkimit Europian. Këtë vit Maqedonia e Veriut duhet të kaloj në pikën e pakthimit, ndyshimet kushtetuese janë momenti kyç që Maqedonia e Veriut të tregoj maturi dhe unitet, të rrumbullaksohet projekti Bashkë për Europë. Dua të citoj liderin Ahmeti, që tha se vendin në BE e çojnë shqiptarët e maqedonasit, por unë do thoja që neve na forcon NATO dhe BE. NATO-n tashmë e kemi e do ta kemi edhe BE-në, sqaroi Osmani.

Fisnik Shaqiri Bekteshi – Deputete

Sot do të shqyrtojme punët që kemi bërë dhe që duhet bërë, sepse të bartish një funksion pubik është një përgjëgjësi. Nesë bëjmë krahasim nga viti 2001 e deri më sot, dallimi është shumë i madh. Lufta u bë për të drejtat tona, për flamur, gjuhë, universitet, instucione dhe përfaqësim. Pati lufte, por u bë për të sjellur paqe dhe drejtësi në këtë vend. Ishte pikërisht Ali Ahmeti që bëri vendin anëtar në NATO, tashmë përpara kemi dhe kapitullin për anëtarësim në BE. Më ndryshimet kushtetuese do të ndryshohet dhe e ardhmja e këtij vendi, vlerësoi Bekteshi Shaqiri.

Eldin Ademi – Kryetar i degës së BDI Zhelinë

BDI gjithmonë njihet si parti progresive, që ka ecur përpara politikat pro BE dhe ato amerikane. BDI është vlerë e cila gjithmonë ka përfaqësuar vlerë për gjithë popullin, një parti që numëron të arriturat dhe na bënë krenar. Në emër të sakrificave, të gjeneratave të ardhme dhe atyre që nuk janë më në mesin tonë, kërkojmë përkrahje në frontin tonë pro europian, nënvizoi Ademi.

Video https://youtu.be/uMzDrn7ZZjs

Të fundit