Bashkimi Demokratik për Integrim në tubimin e mbrëmshëm në fshatin Shipkovicë të Tetovës ka vazhduar sot fushatën e saj parazgjedhore duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Teuta Arifin, listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Blerim Osmani, si dhe programin e punës për mandatin e ri katërvjeçar.
Banorëve të Shipkovicës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Teuta Arifi dhe bartësi i listës për këshilltarë Blerim Osmani.
Kryetari i Bashkimit Demokratik përf Integrim Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka thënë se Teuta Arifi do të ketë të gjithë përkrahjen e Bashkimit Demokratik për Integrim drejt fitores së rradhës dhe vazhdimësisë së zhvillimit të Tetovës.
“Sa më bashkë të jemi aq më të fortë jemi edhe pranë vendorëve edhe pranë ndërkombëtarëve. Me të dalë me agjendën e blertë pas dy ditësh ka kërkuar takim përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara këtu në Maqedoni, dy
orë kemi folur për agjendën e gjelbër dhe hiç pa ngurim ma tha 183 milionë dollarë pikërisht për këto , për këto agjenda ne i kemi të gatshme. Ne po u paraprijmë proceseve. Agjenda para jush është agjendë fitimtare për të gjithë ne edhe për gjenerata që do vijnë pas nesh”, ka thënë para banorëve të Shipkovicës, kryetari i BDI-së Ahmeti.
Nuk ka projekt që e kemi premtuar dhe nuk e kemi realizuar, nuk ka rrugë që nuk asfaltohet, nuk ka projekt që e premton Teuta e nuk do e realizojë, ka theksuar Grubi.
“Të ju them sinqerisht ndihem shumë komod. Është hera e parë që unë drejtohem para malësisë së Tetovës. Kam një emocion të veçantë sepse gjithmonë e kam ndierë malësinë e Tetovës si boshti kurizor jo vetëm i BDI-së por edhe i gjithë shqiptarëve, si kodi identitar i BDI dhe prandaj jam i nderuar që jam para jush këtu të kërkoj përkrahjen për
Teutën dhe nuk kam asnjë dyshim për fitore në të gjitha komunat nga Likova deri në Strugë sepse kemi ofertën më të mirë, për arsye se të gjitha punët që i premtojmë edhe i realizojmë. Nuk ka projekt që e kemi premtuar dhe nuk e kemi realizuar, nuk ka rrugë që nuk asfaltohet, nuk ka projekt që e premton Teuta e nuk do e realizojë, sepse qëndrojmë
prapa të gjithë ne sepse Teuta është e jona”, ka theksuar kështu Artan Grubi para banorëve të Shipkovicës.
Për 8 vite me radhë kemi pasur ditë të lehta e të vështira por gjatë kësaj periudhe jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për ju, tha mes tjerave znj. Arifi.
“Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë bashkë, jemi në një perspektiv tjetër dhe sot flasim në një sallë sporti që flet për angazhimin e rritjes së standardeve. Tetova është qytet i dijes. Ky vend, është i dashamirësisë së dijes dhe ndryshimit që është shekullore dhe ndryshimit që kemi ecur bashkërisht. Kemi bë dhe një ndryshim tjetër, çerdhen e
parë ditore e kemi hapur pikërisht në këtë vendbanim, qëllimi ka qenë që fëmijët të kenë edukimin e nevojshëm. Për 8 vite me radhë kemi pasur ditë të lehta e të vështira por gjatë kësaj periudhe jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për ju. Ju ftoj që ndryshimin ta bëjmë më 17, për të treguar se ne jemi ata të cilët forcën e kemi dhe ndryshimin e bëjmë
vet. Mandatin e dua prej juve e jo prej pazareve, për një jetë më të mirë”, ka theksuar kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Bashkimi Demokratik për Integrim, sot do të vazhdojë fushatën parazgjedhore me tubimin që do të mbajë në komunën e Bogovinës, ku do të prezantojë kandidatin për kryetar komune dhe listën e kandidatëve për këshilltarë.