Kënaqësi të marr pjesë në hapjen e punimeve të Samitit të 4-të të Diasporës Shqiptare në Tiranë – “Përmes rrënjëve lartësohemi”. Një moment që na kujton se forca jonë buron nga identiteti, historia dhe lidhja e pandashme me njëri-tjetrin.
Ky samit shërben si urë bashkimi për shqiptarët kudo që ndodhen, duke forcuar bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin e kombit dhe të ardhmen evropiane. 
Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë, takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim, Edi Rama
Bisedë e hapur për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.
Me përkushtim për unitet, zhvillim dhe të ardhmen tonë të përbashkët!







