Alkaloid
Kompania “Alkaloid” i ka apeluar farmacive dhe supermarketeve të mos rrisin çmimet e produkteve siç janë: barnat, dezinfektuesit, alkooli mjekësor, antiseptikët dhe agjentët e tjerë antibakterialë. Alkaloid informon se aktualisht është duke punuar me kapacitete prodhuese maksimale, për të përmbushur kërkesat e tregut vendor. Nga Alkaloid informojnë se për shkak të kërkesës së lartë për disa prej produkteve të mësipërme dhe sfidave me të cilat përballen në prokurimin dhe transportimin e lëndëve të para, mund të ketë një ngadalësim në disa segmente, por theksojnë se nuk do të lejohet asnjë ndërprerje në furnizimin me produktet e sipërpërmendura. Për shkak të ekipit të reduktuar nga masat aktuale të qeverisë, përparësi i është dhënë furnizimit me mjete dezinfektuese të spitaleve, qendrave shëndetësore dhe institucioneve që operojnë në krizë. Dorëzimi për shitësit me shumicë si farmaci dhe zinxhirët e supermarketeve mund të ngadalësohet gjatë kësaj periudhe, por kjo kryesisht për shkak të blerjeve të tepërta nga familjet.