23/05/2024
12.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Anketë – 75% e qytetarëve nuk i besojnë Gjyqësorit

Dy të tretat e qytetarëve nuk besojnë se në RMV mund të kenë gjykim korrekt dhe të drejtë, kurse afër 3/4 vlerësojnë se ligji nuk vlen njëjtë për të gjithë – përcjell KlanM anketën që për Detektor e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup.

Sipas anketës, Maqedonasit dhe Shqiptarët ndryshe e shohin këtë çështje edhe pse shumica pajtohen se nuk ka gjykim korrekt në RMV. Derisa këtë qëndrim e ndajnë 73.2% e Maqedonasve, sic percjell KlanM, vetëm 42% e Shqiptarëve vlerësojnë nuk ka gjykim të drejtë.

73.9% e qytetarëve thonë se në RMV ligji nuk vlen njëjtë për të gjithë, derisa drejtësi joselektive shohin vetëm 17.3% e qytetarëve.

Kjo anketë krahasur me të njëjtën që IHP për Detektor e ka zbatuar para 4 viteve tregon se nuk ka ndonjë dallim të madh.

Sipas rajoneve, sic percjell KlanM, në Rajonin e Lindjes dhe të Vardarit mbi 90% e të anketurave vlerësojnë se drejtësia është selektive derisa në juglindje dhe në Rajonin e Pollogut kjo shifër është rreth 60%.

70.9% e të anketuarve thonë se gjyqësori në RMV nuk është efikas, kurse 16.4 perceptojnë efikasitetin.

Besim në gjyqësor kanë 24% e të anketuarve, derisa 70% nuk I besojnë gjyqësorit. 67% nuk I besojnë as edhe Prokurorisë.

Tek Avokati i Popullit, sic percjell KlanM, besim kanë 35% e qytetarëve kurse mosbesim 50.4%.

75.3% e të anketuarve vlerësojnë se gjyqësori në RMV nuk është i pavarur, kurse vetëm 11% janë të mendimit se është rezistent ndaj ndikimeve të jashtme.

Edhe këtu, sipas Detektor, Maqedonasit dhe Shqiptarët kanë qëndrime të ndryshme. 83% e Maqedonasve thonë se nuk ka gjyqësor të pavarur, kurse tek Shqiptarët kjo shifër është 52.9%.

Hulumtimin për Detektor e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup me 1.115 të anketuar në periudhën nga 01 deri më 04 Shkurt 2023. /KlanMacedonia/

Të fundit