03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Apple paguan gjobë 13.7 milionë dollarë ndaj Rusisë

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, i ka paguar gjobë Rusisë prej 13.7 milionë dollarë, nën dyshimin për abuzim të kompanisë me pozicionin e saj dominues në treg lidhur me pagesat brenda aplikacionit, raportoi të martën Reuters.

Apple kohë më parë ka kundërshtuar një vendim që shpërndarja e aplikacioneve nga Apple përmes sistemit të saj operativ iOS u dha produkteve të saj avantazh konkurrues.

Shërbimi Federal i Antimonopolit (FAS), ka thënë se Apple ka paguar gjobën më 19 janar dhe se fondet janë transferuar në buxhetin federal të Rusisë.

Në shkurt 2023, FAS-i ka thënë se Apple ka paguar gjobë rreth 12.1 milionë dollarë në një rast tjetër antitrust që pretendonte abuzimin e Applet me dominimin e saj në tregun e aplikacioneve celulare.

Rusia ka qenë në mosmarrëveshje me kompanitë e huaja të teknologjisë për disa vite, veçanërisht për atë që Moska e konsideron përmbajtje të paligjshme dhe dështimin për të ruajtur të dhënat e përdoruesve në nivel lokal.

Apple ndaloi të gjitha shitjet e produkteve në Rusi pasi filloi konflikti në Ukrainë dhe kufizoi shërbimin e saj Apple Pay në Moskë.

Të fundit