24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arbër Ademi shërohet nga coronavirusi: Ju porosis të keni kujdes

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, është shëruar nga sëmundja COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook. Ademi thotë se prej sot do t’u kthehet aktiviteteve në punë.

“Sfida me Covid-19 mbaroi, përfundimisht! Pas dy testimeve të njëpasnjëshme ku rezultova negativ, prej nesër i kthehem aktiviteteve dhe shumë punëve që na presin. Ju porosis të keni kujdes, të mbani maska dhe distancën. Faleminderit nga zemra për kujdesin që keni treguar, me ju e kisha shumë më të lehtë!”, ka shkruar Ademi.

Ndryshe, pritet që sot MASH në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundje Infektive të merr vendim për vitin e ri shkollor 2020/2021.

Të fundit