18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohet 20-vjeçari nga Shkupi, i konfiskohet një pistoletë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria 20 vjeçarin Ç.Sh. nga Shkupi, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe municion.

“Sot (25.07.2023) rreth orës 01:35 në rrugën “Alija Avdovic” në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin Ç.Sh.(20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “Ekol” me kornizë të zbrazët dhe fishekë të kalibrit 9 mm. Personi u ndalua në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit