25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura maksimale deri në 42 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me pak vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 24, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 36 deri në 42 gradë. UV=10

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla dhe me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë.

Nga DPHM njoftuan se edhe të mërkurën do të mbajë mot shumë i nxehtë me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës dhe do të fryjë erë e fortë jugperëndimore (në disa vende me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë). Nga fundi i ditës, për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë, era do të ndryshojë drejtimin verior dhe do të vazhdojë të fryjë edhe ditën e enjte, ku temperatura ditore do të ketë ulje të ndjeshme me rreth dhjetë gradë.

Të fundit