28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohet dileri i kokainës dhe heroinës në Maqedoninë e Veriut

Padi penale është ngritur kundër një burri 33 vjeçar në shtëpinë e të cilit gjatë bastisjes janë gjetur heroinë dhe kokainë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informuan se në shtëpinë e tij dje janë gjetur kavanoza qelqi me pako të substancës së pluhurit të bardhë, qese me substancë të pluhurit ngjyrë kafe, peshore digjitale, para në vlerë prej 350 euro dhe 64.000 denarë, celular dhe gjëra tjera.

“Nga ekspertiza është konstatuar se substanca e pluhurit të bardhë me neto peshë të tërësishme prej rreth 270 gramë është kokainë, substanca e pluhurit ngjyrë kafe me neto peshë prej 100 gramë është heroinë, derisa në peshën digjitale janë konstatuar mbetje të heroinës dhe kokainës”, thonë nga MPB.

I denoncuari B.S. është evidentuar në krim-evidentimin si autor i veprave penale, për çka ka pasur edhe aktgjykime gjyqësore efektive.

Të fundit