12/10/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohet një 17 vjeçar që në Tik-Tok ka publikuar pamje duke djegur zona publike

Një i mitur nga fshati Mojanc është arrestuar i cili në Tik-Tok ka publikuar pamje duke djegur zona publike.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se është arrestuar një 17 vjeçar i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘‘duke shkaktuar rrezikun të përgjithshëm”.

“SPB-Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike-Shkup do të paraqesë njoftim me shkrim për të miturin 17 vjeçar nga fshati Mojanc, Shkup, për shkak se ekziston bazë për të dyshuar se ka kryer vepër penale si shkaktar për rrezik të përgjithshëm”, deklarojnë nga MPB-ja.

Nga MPB-ja sqaruan se fillimisht ai më 4 gusht në rrjetin social Tik-Tok ka shpërndarë video dhe fotografi se si shkakton zjarr. Ministria e Brendshme sqaroi se në video tjera vërehet fytyra e personit që shkakton djegien e hapësirave e hapësirave publike.

Pseudonimi i personit në rrjetin social Tik-Tok është D.K.

“Pas konfirmimit të identitetit, më 13 gusht, i mituri së bashku me prindin e tij ishin të ftuar në bisedë. Gjatë bisedës informative, personi ka pranuar veprën”, kumtoi MPB-ja.

Të fundit