19/06/2024
20.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohet një i arratisur nga burgu

Zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë, sot rreth orës 10:30 kanë ndaluar 35-vjeçarin R.A.  nga Odri i Tetovës për vuajtje të dënimit me burg prej 4 vjet e 11 muaj, pasi që paraprakisht ishte liruar për fundjavë dhe nuk ishte kthyer në Burgun “Idrizovë” në Shkup.  Ai menjëherë është dërguar në burg për të vuajtur dënimin.  Ndryshe, R.A.  po ashtu dyshohet se mbrëmë  ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në Bellovisht të Tetovës, gjatë së cilës ka marrë para dhe gjësende personale.  Mjetet e vjedhura janë gjetur dhe kthyer pronarit, njoftoi policia e Tetovës.

Të fundit