Më datë 08.05.2024 në ora 19:50 në vendkalimin kufitar Jazhincë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin O.K.(28) nga Kosova, për arsye se gjatë një kontrolli kufitarë është konstatuar se vetura ,,mercedes” me targa të Gjermanisë të cilën e drejtonte, ishte në kërkim nga Interpoli i Gjermanisë.
Vetura është konfiskuar dhe personi është dorëzuar në SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.