03/05/2024
10 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arritën në RMV automjetet e reja të blinduara të blera nga SHBA

Ministria e Mbrojtjes informoi se ka mbërritur autokolona ushtarake me mjetet e reja të Ushtrisë – blindat e lehtë JLTV Oshkosh të cilat janë prodhim amerikan, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria thonë se mjetet e blinduara të lehta JLTV janë pjesë e procesit të modernizimit dhe pajisjes së Armatës së Repubikës së Maqedonisë së Veriut sipas standardeve të NATO-s dhe do të mbështesin Grupin e Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë në Shtip, që është njësia e NATO-s.

Projekti “Prokurimi i mjeteve të blinduara të lehta me rrota” filloi në vitin 2019 me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe deri më tani kanë mbërritur 32 automjete të këtij lloji.

Të fundit