08/10/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arsovski i bëri thirrje LSDM-së që të thonë publikisht me kë formuan një shumicë parlamentare

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimce Arsovki këtë mëngjes i bëri thirrje LSDM-së që të thotë publikisht se me kë formuan një shumicë parlamentare, siç pretendojnë ata, duke pasur parasysh që nuk ka një konfirmim të tillë nga partitë e tjera politike.

“Unë shoh që LSDM dhe Zaev thonë se ata kishin një shumicë, dhe nga ana tjetër kjo nuk konfirmohet nga partitë e tjera politike. LSDM-ja të njoftojë publikisht nëse ata kanë një shumicë parlamentare, kush janë partnerët dhe detajet e koalicionit të LSDM-së, sepse fjalët “Unë kam një shumicë” nuk janë të mjaftueshme për një qeveri. Përndryshe, LSDM-ja në këtë moment, përveç që vjedh fshehtas, po ashtu edhe gënjen. “E cila nuk është diçka e re,” shkroi Arsovski në Facebook.

Të fundit