13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH: Anëtari në KSHZ nuk i takon LEN-it

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri thotë se anëtari në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nuk i takon Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN).

Lidhur me kritikat e LEN-it se anëtari i propozuar nga Partia Demokratike Europiane nuk mund të pranohet për shkak, sipas tyre, PDE është pjesë e ekzekutivit, Neziri tha se me këtë logjikë, tani edhe OBRM-PDUKM është në Qeveri.

“Jo nuk i takon për shkak se neni 2 i Kodit Zgjedhor lë mundësinë që barometër të jenë zgjedhjet e fundit parlamentare. Atëkohë ai vend i ka takuar ASH-së dhe ai vend vazhdon t’i takojë ASH.

Këto nuk kanë qenë opozitë dhe sipas logjikës së kësaj lëvizjeje gjatë procesit të mandatit parlamentar, ne tani edhe OBRM-PDUKM-së duhet t’i themi se nuk ju takon anëtari sepse jeni pjesë e shumicës parlamentare që nuk mbanë logjikë”, tha Adnan Nezir.

Neziri tha se Fadil Zendeli dhe Lëvizja Besa po ashtu ka vendin e tij në KSHZ nëpërmjet LSDM, sepse me ata ishin në koalicion, Izet Mexhiti është i përfaqësuar nëpërmjet BDI-së.

“Prandaj urojmë që deputeti i vetëm që i ka ngelur Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli të ketë shkuar te kryetari i parlamentit, Jovan Mitrevski kuadër i LSDM-së dhe të ketë kërkuar nga LSDM një nga tre anëtaret që ka ajo në KSHZ, ndërsa anëtari i opozitës shqiptare është i shqiptarëve dhe i Aleancës për Shqiptarët dhe jo i LSDM-së” shtoi Neziri.

Të fundit