Të tjera lajme

ASH: Deklarata e Filkov rrezikon përfaqësimin e shqiptarëve, VLEN mbështet çdo veprim antishqiptar të kësaj qeverie 

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për deklaratën e Igor Filkov, ministrit të Drejtësisë, për mundësinë e rishikimit të shumicës së Badenterit. Ky mekanizëm është themelor për garantimin e përfaqësimit të komunitetit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

“DEKLARATA E MINISTRIT ËSHTË E PAPRANUESHME DHE PËRBËN KËRCËNIM TË DREJTPËRDREJTË PËR TË DREJTAT DHE PËRFAQËSIMIN E SHQIPTARËVE. PAS HEQJES SË BALANCUESIT, TANI KËRKOHET EDHE HEQJA E BADENTERIT, DUKE VËNË NË RREZIK BARAZINË ETNIKE DHE PARIMET DEMOKRATIKE,” THEKSON ALEANCA PËR SHQIPTARËT.

Aleanca gjithashtu akuzon koalicionin qeverisës VLEN:

“VLEN VAZHDON TË JETË MBËSHTETËS I ÇDO NISME ANTISHQIPTARE TË QEVERISË JOLEGJITIME. ME HESHTJEN DHE PRANIMIN E VEPRIMEVE TË TILLA, VLEN PO RREZIKON INTERESAT DHE TË DREJTAT E SHQIPTARËVE, DUKE E LEGJITIMUAR POLITIKËN DISKRIMINUESE TË KËTIJ PUSHTETI.”

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga të gjitha institucionet dhe faktorët ndërkombëtarë:

“TË NDËRHYJNË DHE TË NDALOJNË KËTË OFENSIVË KUNDËR PËRFAQËSIMIT TË SHQIPTARËVE, SEPSE ÇDO TENTATIVË PËR TË HEQUR MEKANIZMAT E GARANTIMIT TË BARAZISË ETNIKE ËSHTË NJË SULM NDAJ DEMOKRACISË DHE STABILITETIT TË VENDIT.”

Aleanca për Shqiptarët do të qëndrojë e palëkundur në mbrojtje të të drejtave, përfaqësimit dhe barazisë së komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Aleanca për Shqiptarët

Të fundit