02/11/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASh-ja e Selës i reagon Taravarit dhe Mickoskit: JO për “Kushtetutë qytetare”

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka njoftuar se i thotë “JO propozimit të Arben Taravarit dhe Hristijan Mickoskit për “Kushtetutë qytetare” dhe fshirjen e shqiptarëve nga Kushtetuta”, përcjell TV21.

Reagimi i partisë në formë të integruar:

“Dënojmë në formë të prerë deklaratat e nxitura fillimisht nga VMRO-DPMNE dhe të plasuara së fundmi edhe nga Arben Taravari për Kushtetutë “qytetare” dhe për fshierjen e bashkësive etnike nga Kushtetuta.

Ky propozim na kthen 25 vjet pas, fshin shqiptarët dhe të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutë, shfuqizon Marrëveshjen e Ohrit, ndryshimet Kushtetuese për barazi të shqiptarëve, Ligjin për përdorimim e gjuhëve, mekanizmin e Badenterit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe shumë të drejta të tjera të fituara në dy dekadat e fundit.

Taravari me deklaratat e këtilla dëshiron të bëjë me shtetin, atë që nuk arriti të bëjë me Aleancën për Shqiptarët kur propozonte që ta riemërtojë si Aleanca për Qytetarët.

Në ndryshimet kushtetuese të vitit 2018 ishte kusht i Aleancës për Shqiptarët heqja e termtit “qytetarët që jetojnë” sepse i bënte shqiptarët banorë të përkohshëm, por fatkeqësisht sot dëgjojmë propozim për rikthim të këtij termi pikërisht nga ish bashkëpartiaku jonë.

I bëjmë thirje edhe një herë që të heq dorë nga skenaret e rrezikshme të Mickoskit dhe VMRO-së dhe të mos vën dorë në të drejtat e shqiptarëve për të arritur qëllime karieriste personale”.

Të fundit