24/06/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH : Të kapen dhe dënohen sulmuesit e të rinjve shqiptarë në Kumanovë

Shqetësues është fakti, edhe më shqetësuese janë pamjet kur disa huliganë të maskuar në orë të vona të natës sulmojnë një të ri shqiptar në lagjen më të vjetër të qytetit të Kumanovës.
Këto pamje u ngjajnë atyre të para ca viteve të kohës së ish regjimit dhe ku pësuan shumë qytetarë e kryesisht të rinjë.
U bëjmë thirrje urgjente organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brenshme në krye me Ministrin Oliver Spasovski dhe Zëvendësministrit Nazim Bushi, që sa më shpejt të bëjnë identifikimin, arrestimin dhe vënien para organeve të drejtësisë të këtyre huliganëve që shqetësojnë kalimtarë të rastit dhe ngjallin panikë te qytetarët e Kumanovës.
Aleanca për Shqiptarët bën thirrje për qetësi dhe kujdes maksimal dhe njëkohësisht fton qytetarët e Kumanovës që mos të bien pre e këtyre provokimeve të cilat mund të jenë të orkestruara dhe kordinuara nga qarqe të ndryshme që nuk ia duan të mirën qytetit dhe qytetarëve të Kumanovës.
Aleanca për Shqiptarët- Dega Kumanovë

Të fundit