02/05/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASH: Vandalizimet e billbordeve janë tendenca të turpshme të individëve të dështuar në politikë

Aleanca për Shqiptarët ka dalë me reagim në lidhje me informacionet se mbrëmë është vandalizuar posteri i kandidatit të tyre për kryetar në Komunën e Tetovës, Vullnet Murseli.

Nga kjo parti thonë se Vandalizmat e këtilla “janë tendenca të turpshme të individëve të dështuar në politikë për të futur në vallen e tyre të turpit aktivistët tonë”.

“I sigurojmë simpatizantët, votuesit por në veçanti të gjithë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës se koalicioni ASH/AA dhe ekipi i Vullnet Murseli nuk bien në nivelin e atyre që i ka kapluar frika dhe paniku nga humbja që i pret. Presim që organet e hetuesisë dhe forcat e rendit të hedhin dritë mbi këtë akt të turpshëm dhe fajtorët të dënohen sipas ligjit dhe kodit penal”.

“Fushata e Vullnet Murseli do jetë pozitive, sepse i tillë është edhe kandidati, por edhe vullneti i qytetarëve të Tetovës. Ne garojmë me programin dhe ofertën më të mire, angazhohemi që t’i kthejmë krenarinë Tetovës dhe t’ja kthejmë qytetarëve të Tetovës dinjitetin, shpresën dhe optimizmin”, thonë nga ASH.

Të fundit