28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASHMAA e votoi propozimin për ndihmë financiare për transmetuesit

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) në seancën e sotme e votoi propozim vendimin për ndihmë financiare për transmetuesit, të cilët kanë marrë leje për punë në momentin e sjelljes së këtij vendimi. Ndihma financiare është ulur në 25 për qind, por nëse ka ribalanc të Buxhetit, ky vendim do të korrigjohet, informoi drejtori i ASHMAA Zoran Trajçevski, raporton MIA.

ASHMAA njëzëri votoi disa vendime për fillimin e procedurës për shqiptimin e vërejtjes publike për disa televizione lokale. Është shqiptuar kallëzim kundërvajtës për një radio, ndërsa është votuar edhe vendimi për inicimin e procedurës për marrjen e licencës së TV Iris nga Shtipi.

Kallëzim kundërvajtës ka edhe për televizionin kombëtar Alsat, ku me vëzhgim kontrollues është konstatuar mosrespektim i një neni të caktuar të ligjit.

“Sërish, në disa shumë seriale televizive dhe dy emisione me emetimin e reklamave në një ekran të ndarë, transmetuesi mbulon një pjesë thelbësore të veprimit, gjegjësisht personazhet në serialet aktuale. Propozimi është që të fillojë procedura kundërvajtëse, por edhe analiza e materialit”, është propozuar në seancë.

Në seancë u theksua edhe se për këtë dispozitë ligjore nuk ekziston dënim në Ligj dhe prej atje nuk mund të realizohet inicimi i procedurës.

Të fundit