11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Asnjë fjalë në gjuhën shqipe te Klinika ku punon Bujar Osmani (Foto)

Pasi e çkoqi miletin me disa konferenca propagandistike për ndërtimin e minirrugës nga Shkupi deri në kufi me Kosovën – rrugë me vetëm 12 km që nuk ka asnjë shenjë se do të fillojë, edhe përkundër premtimit 15 vjeçar të partisë së tij – tipi qenka nisur në aksion për t’i hedh sy popullit prap, tash me tabela. Asgjë për tu habitur. Kariera politike e tij njeh storje të rrenave pompoze, premtimeve të bujshme pa asgjë konkrete, spine mashtruese dhe njolla të zeza të turpshme të deklarimeve publike (si ato për rastin “Monstra” dhe Haki Azirin), të gjitha të bëra bazuar në parimin “qëllimi e arsyeton mjetin” dhe “gënje sa të mundesh se qëllimi arrihet, gjënjeshtra harrohet”. Për këto në një postim tjetër se janë shumë e nuk kam shumë kohë.

Tipi paska dal tash nëpër kojshi me kerr edhe paska slikat disa pllaka e tabela në hyrje të disa instutucioneve që i ka zgjedhur vet paraprakisht. Por si i thojnë llafit: “para se me e pa kojshin shif shtëpinë tate”, ne i bëmë një vizitë instituconit ku tipi është i punësuar dhe ku nuk guxon ta hapë gojën para drejtorit të tij. Ajo që pamë është në fotot më poshtë në të dy katet e kësaj klinike. Jo asnjë fjalë, po asnjë shkronjë në gjuhën shqipe. As në ato fletët e bardha që ndërrohen shpesh se kur është “poseta”! Nuk po e ngarkojmë këtë postim edhe me foto të izveshtajeve (raporteve), upateve (udhëzimeve), otpusnopismove (flëtlëshimeve), historive të pacientëve, etj., etj., ku tipi dhe qeverisja tragjiko-komike e partisë së tij nuk ka arritur të ndryshojë jo 700.000 po as edhe një shkronjë të vetme.

Si ka mundësi tash që tipi nuk e shef mungesën e gjuhës shqipe në institucionin e vet, ku ai shkon në punë çdo javë, por del në shëtitje me kerr edhe e kërkon atë nëpër komshilluk? Vetëm hipokrizi dhe hedhje hi syve popullit quhet kjo, asgjë tjetër!

Ligji i fundit për gjuhët ishte kusht i tjetërkujt për të hyrë në qeveri në vitin 2017, ashtu si edhe tabelat në oborrin e Qendës Klinike që i vendosi tjetërkush kur ishte ministër. Historia më e re në Maqedoni na mëson se BDI-ja ka sjellë dy ligje për gjuhën shqipe: 1. kur hyri në qeveri në vitin 2008 dhe 2. ndryshimi dhe plotësimi i ligjit kur hyri në qeveri në vitin 2011, të cilat jo vetëm që nuk e zyrtarzuan gjuhën shqipe por e sakatosën atë aq keq sa e bënë përdorimin e saj jopraktik.
Meqë ra fjala, kush është Bujari që përmendej në bisedën e Kryetarit të partisë së tij me Zv. Kryeministrin e ri, se po ndërhyn që faji i vrasjes së një personi t’i mvishet një të pafajshmi? Asnjë Bujar nuk është identifikuar deri tani, apo jo … e çuditshme! (Artan Dika)

Të fundit