24/05/2024
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Autoritetet sllovene nga e hëna në të gjitha vendkalimet kufitare do të lëshojnë vendime për karantinë të detyruar

Nga e hëna, Sllovenia do të lëshojë vendime për karantinë të detyruar për ata që vijnë nga zonat “e kuqe” në të gjitha vendkalimet kufitare me Kroacinë, konfirmoi sot ministri i Punëve të Brendshme Alesh Hojs.

Bëhet fjalë për shtetas sllovenë po të huaj të cikët jetojnë në Slloveni, të cilët kanë jetuar në vende të “listës së kuqe”, me rrezik të lartë për shkak të epidemisë, siç janë Serbia, BeH-ja, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa tranzitojnë përmes Kroacisë.

Deri sot, dispozitat për karantinë të detyruar u janë lëshuar vetëm në katër vendkalime kufitare.

“Dispozitat për karantinë do t’i dorëzojë policia kufitare, pasi automatikisht, në formë elektronike, lëshohen nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa procedura do t zgjasë prej 5 deri në 7 minuta”, tha Hojsi.

Tre ditët e fundit Sllovenia ka regjistruar 19 raste të reja të të infektuarve në ditë, ndërsa zëdhënësi qeveritar Jellko Kacini sot tha se të gjitha rastet e reja kanë qenë nga më tepër vatra të njohura, se infektimi është konfirmuar me testim derisa kanë qenë në izolim. ar/

Të fundit