01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Avokati i Bekim Nezirit: Neziri nuk ka marrë pjesë në incidentin në M-NAV, gjithçka ka ndodhur pas shpinës së tij

Avokati i Bekim Nezirit: Neziri nuk ka marrë pjesë në incidentin në M-NAV, gjithçka ka ndodhur pas shpinës së tij
Bekim Neziri nuk ka marrë pjesë në incidentin në M-NAV dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë kontribut në këtë rast, e gjithë ngjarja ka ndodhur pas shpine, thotë avokati i tij Elenko Milanov.
Sipas Milanov, nuk është e vërtetë se incidenti ka ndodhur në kullën e kontrollit të trafikut ajror, e as që janë sulmuar kontrollorët që punonin në atë moment.
Në këtë ngjarje nuk ka asgjë që ka ndodhur në strukturën e kontrollit, as nuk ka ndonjë gjë që ndodh pranë asaj kulle kontrolli dhe as me një person që në atë moment duhej të kryente detyrat e tij në kullën e kontrollit. Kjo është gjëja e parë dhe primare që ka krijuar këtë famë dhe përçarje”, tha Milanov para Gjykatës Penale.
Ai ka shpjeguar se Neziri duke u paraqitur sot në gjykatë tregon se nuk ka ndërmend të ikë, por se dëshiron të vërtetojë saktësisht se çfarë ka ndodhur në M-NAV.

Të fundit