Banorët e Tetovës edhe njëherë u tmerruan nga të shtënat e armëve të zjarrit. Sipas njoftimeve të policisë, dy persona të maskuar dhe të armatosur mbrëmë me kallashnikov qëlluan nga një motor skuter në lëvizje në drejtim të shtëpisë së tetovarit me iniciale M.T. nga Tetova. Për fat të mirë nuk pati viktima, por dëmet materiale ishin të konsiderueshme.
“Ora 21:15 minuta në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovës është raportuar se në rrugën “111” dy persona që kanë qenë në lëvizje me motor moto skuter me targa të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në shtëpinë e personit M.T nga Tetova , menjëherë është vepruar sa i përket raportimit menjëherë është dalë ne vend ngjarje dhe janë gjetur 30 fishek të shkrepur nga arma e zjarrit apo automatiku, për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokuroi publik dhe merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Në vendin e ngjarjes dolën pjesëtarë të krim-teknikës të SPB-së,. Policia ka vendosur disa pika kontrolli në qytet dhe në zonën malore të Sharrit dhe po kërkon për personat e dyshuar.







