Të tjera lajme

BASHKIMI KTHEHET ME TRI PIKË NGA TETOVA – ZHGËNJEN SHKËNDIJA!

Shkëndija bëri një hap prapa në tentativën për të mbrojtur titullin e Kampionit.

Në Tetovë pësoi disfatë nga Bashkimi me rezultatin 2:3 në një ndeshje ku kumanovarët që në pjesën e parë, krahas epërsisë së Shkëndisë prej 1:0, arritën të përmbysin rezultatin në 1:3, duke i dhënë ndoshta goditjen fatale në pretendimet për titullin kampion.

Një gol të shënuar në pjesën e dytë ishte gjithçka që bëri Shkëndija.

Golat për Shkëndinë I shënuan Tamba në minutën e 5-të dhe Ibraimi në minutën e 65-të.

Për Bashkimin shënuan Avornjo në minutën e 9-të dhe dy gola shënoi Nikel Orr në minutat 35-të dhe 38-të të pjesës së parë.

Me këtë disfatë të Shkëndijës, Vardari shkon në epërsi prej 4 pikëve, teksa kanë mbetur edhe 4 xhiro deri në përfundim të kampionatit. Vardari është në pozicion më të mirë, ku krahas diferencës së golaverazhit ndeshjen vendimtare kundër Shkëndisë e zhvillon në Shkup.

Poashtu zbehen edhe ambicjet që Shkëndija të fitojë trofeun e dyfishtë, pasi tetovarët në gjysmëfinale të Kupës, në ndeshjen e parë kanë epërsi prej një goli ndaj Shkëndisë së Haraçinës.

Me këtë fitore, Bashkimi arrinë në kuotën e 40 pikëve dhe për momentin ka diferencë prej 7 pikëve kundrejt AP Brera për pozitën e 8-të, pozitë ku përmes balotazhit duhet të sigurohet ekzistenca në ligë.

Të fundit