Të tjera lajme

BASKETBOLL: HAPOEL TEL AVIV VAZHDON TË KRYESON EUROLIGËN

Katër  fitore  të ekipeve  vendase   dhe  gjashtë të  atyre  mysafire  është  epilogu  e  raundit të  16-të në  Euroligën e basketbollit për meshkuj. Kryeson Hapoel Tel Aviv   e ndjekur nga  Valencia  dhe  Barcelona

Në Euroligën e  basketbollit për meshkuj janë  luajtur ndeshjet e raundit të  16-të . Skuadra izraelite Hapoel Tel Aviv  vazhdon kryesimin e  renditjes  me 12  fitore e 4  disfata.  Në xhiron e 16-të Hapoell Tel Aviv mundi  skuadrën serbe Crvena Zvezda  me rezultatin 84-78.

Në pozitën e dytë me nga 11  fitore e 5  disfata janë  dy  skuadrat  spanjolle  Valencia Basket dhe Barcelona.  Dy këto  skuadra shënuan fitore në  transfertë  ku  Valencia mundi Olimpiakosin në Athinë me rezultatin 99-02, ndërsa Barcelona mundi ekipin Pariz Basketboll me rezultatin 85-60.

 Fitore  të rëndësishme jashtë  fushe  ka regjistruar edhe  Panathinaiokosi   që  mundi kampionët në  fuqi  Fenerbahçen me rezultatin 81-77. Skuadra  italiane  Armani Milano mundi   Real Madridin 89-82, ndërsa Virtus Bolonja  në Beograd mundi Partizanin me rezultat86-68

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit