Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dy orë pas mesnate në Kërçovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar personin E.Z.(26) nga Kërçova.
Sipas njoftimit te MPB-së gjatë kontrollit në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhuri e bardhë, një peshore digjitale dhe sende me mbetje të pluhuri të bardhë.
“Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB-ja.