22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bastisje në Kumanovë, paraburgim për 42-vjeçarin

Gjykata ka shqiptuar 30 ditë paraburgim ndaj 42-vjeçarit XH.E. nga Kumanova, pasi tek i njëjti policia gjatë bastisjes ka gjetur armë dhe municione, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se bastisja është realizuar me datë 27.08.2023.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në ambientet e tjera të personit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë nëntëshe e gjatë me karikator me 8 fishekë të kalibrit 9mm, 28 plumba për një pistoletë të kalibrit 9mm, një pushkë gjysmë automatike karabinë, një pushkë gjuetie, 17 karikatorë të metalit për municion për karabina si dhe 138 copë municion për karabina të kalibrave të ndryshëm”, shtojnë nga MPB./tv21.tv

Të fundit