07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Baton Haxhiu: Albin Kurtit po ia zënë rrugën Edi Rama dhe Ali Ahmeti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën në zyrën e tij ka pritur disa përfaqësues të subjekteve politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Këtë, Baton Haxhiu, gazetar e ka parë si ndërhyrje të Kurtit në proceset zgjedhore të Maqedonisë së Veriut.

Haxhiu në “Pressing” të T7, ka se Kurtit po ia “zënë rrugën” dy liderë, Edi Rama në Shqipëri dhe Ali Ahmeti në Maqedoni të Veriut.

Ai thotë se Kurti e sheh Ramën dhe Ahmetin si “pengesë” të ideve të tij kombëtare, pra shtirjes përtej Kosovës.

“E ka problem që para tyre kanë dalë liderë që ia zënë rrugën e idesë kombëtare të tij, shtrirjes edhe në Shqipëri e Maqedoni. Në një anë është Edi Rama, anën tjetër është Ali Ahmeti”.

“Kurti ka bërë çmos që ta paraqesë Edi Ramën si njeri të Vuçiqit dhe brenda hapësirës së Vetëvendosjes ka arritur ta shpërlaj trurin për këtë, kurse Ali Ahmetin nuk mundet sepse baza e tij e fortë në UÇK nuk mund të lëndohet në atë pikë”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Express

Të fundit